Mimoza Kusari-Lila ka sqaruar se nuk mund të jetë Shefe fuqiplote e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, por vetëm ushtruese e detyrës së kësaj pozite, siç është aktualisht.
“Çështja e ushtrueses së detyrës ka të bëjë me subjektin e vetëvendosje sepse me statutin e lëvizjes duhet të jesh anëtar i Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm. Kjo është për çështje statutore të LVV-së”, ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar në Rubikon se pavarësisht se mban pozitën si ushtruese detyre është e barabartë për nga kompetencat me shefat e grupeve të tjera parlamentare.
Tutje ajo ka thënë se nuk është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, por që aty është bashkë me subjektin politik që drejton.
“Nuk jam pjesë e Vetëvendosjes, jam pjesë e Grupit Parlamentar për dy legjislatura, jam në subjektivitetin tim si Alternativë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.