×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot nga ora 11:00 vazhdon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për planin e Qeverisë

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 6:58

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për të zhvilluar seancë.


    Seanca e sotme parashihet të nis në ora 11:00 dhe është vazhdim i seancës së jashtëzakonshme e cila u zhvillua të hënën.

    Përfaqësuesit e pozitës, ndërkaq, u shprehën të bindur se Programi qeveritar është ndër programet më të mira të paraqitura deri më tani, por që u kritikua nga opozitarët.

    Në këtë frymë debati u zhvillua deri në orët e vona të pasdites.

    Seanca e jashtëzakonshme u thirr bazuar në kërkesën e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, me temën: Prezantimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!