Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se mbrojtja nuk ka gjetur asnjë provë që mund ta inkriminojë Veselin në akuzat e Speciales.
“Vetëm një mbrojtje e çmendur do të bënte hetime për të gjetur prova për krime që nuk mund të jenë as pjesë e juridiksionit të kësaj gjykate.
Provat nuk tregojnë asnjë lloj kryerje të krimit nga zoti Veseli, vetëm nëse ka Prokuroria e po e mban të fshehur, ne aktualisht nuk kemi asgjë për zotin Veseli. Çfarë hetimi mund të bëjmë ne për të?
Nuk kemi asnjë indicie në përfshirje të klientëve në krimet në fjalë”, ka thënë Emmerson.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.