Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme, Josep Borell, në një prononcim për media kishte përmendur 11 majin si datë të mundshme për një takim në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq.
Megjithatë një takim i tillë kishte dështuar, meqë kryeministri Albin Kurti kishte thënë se nuk shkon në takime për të cilat nuk është marrë edhe pëlqimi i tij paraprakisht.
E presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, po mundohet që tashmë Kurtit t’ia kthejë në të njëjtën monedhë, duke thënë se mund të shkojë për takim në mes të qershorit vetëm nëse nuk ka ndonjë obligim tjetër dhe nëse është i lirë.
“Nëse ajo ditë është e lirë për mua, do të shkoj, nëse jo, do t’iu them që ta shtyjnë takimin për një ditë tjetër”, ka thënë Vuçiq nga Praga.
Kreu i shtetit serb ka thënë se është gjithmonë i gatshëm për dialog, meqë kjo sipas tij është në të mirë të dy popujve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.