×
  • Lajme
  • Lajme

    Policët bënë lëshime gjatë trajtimit të vrasjes dje në Pejë, IPK-ja fillon hetimet

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 22:28

    Inspektorati Policor i Kosovë ka nisur hetimet për lëshime nga ana e policëve në rastin e vrasjes së djeshme në Pejë.


     

    “Lidhur me ketë rast Policia e Kosovës ka njoftuar IPK-në për ndërmarrjen e veprimeve procedurale për hetimin e ndonjë lëshimi të mundshëm nga ana e zyrtareve policor”, ka njoftuar IPK përmes një komunikate.

    Komunikata e plotë:

    Lidhur me rastin “vrasje e rëndë” të datës 18.05.2021, në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime kanë ndërmarr veprimet e nevojshme operacionale dhe hetimore, dhe sot me datë 19.05.2021, rreth orës 20:15 ka rezultuar që i dyshuari për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë” të lokalizohet nga organet e rendit dhe i njëjti ndodhet në ambientet e Policisë. Pas arrestimit të të dyshuarit të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në konsultim të plotë me prokurorinë kompetente për kompletimin dhe procedimin e mëtejmë të rastit në organet e drejtësisë.

    Lidhur me ketë rast Policia e Kosovës ka njoftuar IPK-në për ndërmarrjen e veprimeve procedurale për hetimin e ndonjë lëshimi të mundshëm nga ana e zyrtareve policor.

    Policia e Kosovës është e përkushtuar në zbardhjen e të gjitha rasteve kriminale dhe sjelljen e kryerësve të këtyre veprave para drejtësisë, në të njëjtën kohë si institucion i zbatimit të ligjit jemi të vendosur që në bashkërendim me IPK-në, për çdo shkelje apo neglizhencë në detyrë nga zyrtarët policor të merren veprime dhe masa rigoroze në funksion të zbatimit të ligjit pa dallim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!