×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova ‘rrush’ prej partive, shtohen edhe tri subjekte politike të reja

    Reporteri
    26 Maj 2021 | 14:56

    Skenës politike në Kosovë i është shtuar numri i partive politike. Nga 44 sa ishin deri më tani, regjistrit të partive politike i shtohen edhe tri të tjera, duke e çuar në 47 numrin e përgjithshëm të tyre.


    Vendimi për regjistrimin e tyre është marrë në mbledhjen e parë të KQZ-së pas betimit të tyre javën e kaluar.

    Partitë e reja politike janë: Iniciativa Balli, Bošnjačka Stranka dhe Kosova Adalet Türk Partisi.

    Drejtori Ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, Ylli Buleshkaj, tha se të gjithë këto parti i kanë plotësuar kushtet ligjore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!