×
  • Lajme
  • Lajme

    Përparim Rama deklaroi se është apartiak, reagon Xhafer Tahiri

    Reporteri
    02 Qershor 2021 | 22:25

    Një nga figurat kyçe të LDK-së, Xhafer Tahiri e ka komentuar deklaratën e mbrëmshme të kandidatit për Prishtinën nga kjo parti, Përparim Rama.


    Ai tha se vetë fakti që Rama e ka pranuar programin e LDK-së, është pjesë e saj.

    Kryetari i Vushtrrisë, Tahiri shtoi se arkitekti gëzon përvojën e duhur dhe përgatitjen e nevojshme për të udhëhequr me kryeqytetin.

    “Po tash, vetë fakti që ka pranuar programin e LDK-së, është pjesë e saj. Z. Rama gëzon dijen e duhur dhe përgatitjen e nevojshme për të udhëhequr me kryeqytetin.

    Për qytetarët e Prishtinës, që besoj shumë se do të vlerësojnë drejtë, është zgjidhja më e mirë”, tha ai.

    Po ashtu, Tahiri tha në Kanal 10 se Përparim Rama ka vizion për ta nxjerrë Prishtinën nga kaosi që është futur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!