Aksioni i sotëm policorë në veri të Mitrovicës mësohet se nuk ka të bëjë me rastin e vrasjes së Enver Zymeri dhe ish politikanit Oliver Ivanoviçit, shkruan Reporteri.net.
Këtë e ka bërë të ditur policia e Kosvës pëmes një njoftimi për media, ku kanë sqaruar se operacioni policor i ka paraprirë një hetim disamujor i IPK-së dhe PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
‘Aksioni është marrë pas dyshimit të përfshirjes së disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve në veprimtari kriminale ‘pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal’ dhe vepra tjera të specifikuara.
Policia njofton se ky operacion në veri është ende në vazhdim e sipër,si dhe kanë treguar se si pasojë e rezistencës në një zyrtar policor është plagosur por është jashtë rrezikut për jetë, përderisa deri më tani janë arrestuar disa zyrtarë. /Reporteri.net/