Kompania farmaceutike “BioNTech” zyrtarisht ka nisur të injektojë disa njerëz me një vaksinë eksperimentuese kundër kancerit, në fazën e dytë të testimeve klinike.
Të dhënat nga testimet paraklinike dhe ato të parat në fazën klinike kanë treguar se vaksina është mjaftueshëm e sigurt për të avancuar në hulumtime të mëtejme, sipas “Clinical Trials Arena”. Andaj tani, “BioNTech” planifikon të masë se sa është e mirë vaksina, në kombinim me medikamentin “Libtayo” që funksionon si terapi për disa lloje të kancereve të lëkurës – dhe është marrëveshje e madhe që ka nxitur shpresën se mund të përdoret për trajtimin e pacientëve që në të kaluarën kanë qenë në fazë terminale.
Sikurse që bashkëpunoi me “Pfizerin” për vaksinën kundër COVID-19, edhe vaksina kundër kancerit mbështetet në teknologjinë mRNA për të mësuar sistemin imunitar të pacientëve se si të luftohet kanceri. Megjithatë, ka dallime të mëdha mes testimeve për një vaksinë kundër kancerit dhe një kundër viruseve.
Për këtë rast s’mund të ketë testime te njerëzit e shëndetshëm dhe më pas të pritet çka ndodh nëse potencialisht zhvillojnë kancer. Në vend të kësaj, “BioNTech” është duke marrë pacientë në fazën e tretë apo të katërt të melanomës dhe më pas përcjelljen e progresit të tyre.
“Vizioni jonë është të nxisim fuqinë e sistemit imunitar kundër kancerit dhe sëmundjeve infektuese”, ka thënë bashkëthemeluesja e “BioNTechut”, Ozlem Tureci, në një komunikatë për media. “Ishim në gjendje të demonstronim vaksinat ‘mRNA’ për të adresuar COVID-19. Nuk duhet të harrojmë, kanceri është kërcënim global, edhe më i keq se pandemia”.