Qeveria e Kosovës e ka miratuar projektligjin për Gjykatën Komerciale të iniciuar nga Ministria e Drejtësisë.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se kjo gjykatë ka për qëllim nxitjen e investimeve të huaja në vend.
“Themelimi i kësaj Gjykate ka për qëllim nxitjen e investimeve nga bashkatdhetarët tanë dhe të huaj. Kjo Gjykatë do të hap edhe vende të reja të punës dhe do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik të vendit. Me anë të këtij projektligji themelohet Gjykata ekskluzivisht vetëm për çështje komerciale”, tha Haxhiu.
Ky projektligj i Qeverisë do të shkoj në Kuvend të Kosovës në njërën nga seancat e radhës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.