×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy ish-zyrtarë të gjendjes civile, njëri në Komunën e Prishtinës e tjetri në të Fushë Kosovës

    Reporteri
    22 Qershor 2021 | 14:29

    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka bërë arrestimin e dy ish-zyrtarëve të gjendjes civile, tani të pensionuar. Njëri ish-punonjës në Komunën e Prishtinës e tjetri në Komunën e Fushë Kosovës.


    Të njëjtit dyshohen se në kundërshtim me ligjet dhe aktet nënligjore, pa u vërtetuar dhe verifikuar, i kanë regjistruar në sistemin kompjuterik të gjendjes civile personat e dyshuar. Të cilët kanë arritur të pajisën me dokumente identifikuese të Republikës së Kosovës, si leternjoftimë dhe pasaporta, me të dhëna të pavërteta.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas hetimeve të ndërmarra në koordinim me prokurorin e shtetit, në dy raste të ndryshme, sot më 22.06.2021, ka arrestuar dy persona të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

    Në rastin e parë personi i arrestuar ( ish-zyrtar i gjendje civile në Fushë Kosovë-tani i pensionuar) dyshohet se gjatë punës së tij, në kundërshtim me ligjet dhe aktet nënligjore, pa u vërtetuar dhe verifikuar, i ka regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile personat e dyshuar (NN), të cilët më pastaj kanë arritur të pajisen me dokumente identifikuese si letërnjoftim dhe pasaportë të RKS-së, me të dhëna të pavërteta.

    Përderisa, në rastin e dytë, një person tjetër ( ish-zyrtar i gjendje civile në Prishtinë -tani i pensionuar) është arrestuar nën dyshimet vijuese se gjatë punës së tij, në kundërshtim me ligjet dhe aktet nënligjore, në dy raste me persona të ndryshëm, pa u vërtetuar dhe verifikuar, në kundërshtim me të dhënat nga libri amzë i të lindurve, i ka regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile personat e dyshuar (NN), të cilët më pastaj kanë arritur të pajisen me dokumente identifikuese si letërnjoftim dhe pasaportë të RKS-së, me të dhëna të pavërteta.

    Me aktvendim të prokurorit të shtetit, dy (2) personave të arrestuar iu caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve, për procedura të mëtejme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!