×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati tregon sa do t’i kushtojë Qeverisë heqja e policës së sigurimit për mërgimtarët

    Reporteri
    22 Qershor 2021 | 15:14

    Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se projeksioni për koston përfundimtare për heqjen e policës së sigurimit për bashkëatdhetarët që do vijnë në Kosovë do të jetë 5 deri në 6 milionë euro.


    Përmes një konference për medie, Murati tha se kostoja përfundimtare do të shihet krejt në fund, shkruan Reporteri.net.

    “Kostoja përfundimtare mund të shihet krejt në fund. Projeksioni është që të jetë 5-6 milion euro në fund”, ka thënë ai.

    Në ndërkohë gjatë mbledhjes së qeverisë, ministri i Financave, Hekuran Murati, u shpreh se qeveria do të marr përsipër pagesën e policës nga 1 korriku.

    “Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për mbulimin e plotë të obligimeve të sigurimit kufitar nga qeveria e Kosovës për të gjithë bashkatdhetarët dhe të huajt që janë subjekt i policës kufitare që vijnë në Kosovë deri në fund të vitit 2021. Ky vendim na hap rrugën që Ministria e Financave dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme që të lidhim një memorandum me BQK-në dhe Byronë Kosovare të Sigurimit e marrim përsipër si qeveri mbulimin e kostos së policës kufitare të cilës i nënshtrohen bashkatdhetarët. Mbulimi do të fillojë prej datës 1 korrik”, tha Murati.

    Ai tha poashtu që duhet te gjendet një zgjidhje e përhershme për këtë problem.

    “Kjo është një zgjidhje e përkohshme por ne do të angazhohemi që ky problem të zgjidhet njëherë e përgjithmonë dhe të mos kemi nevojë që të bëhet ky mbulim”, tha ai

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!