Mediumi “Nova.rs” ka kapur momentin ekskluziv kur presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe lideri i Partisë Popullore, Vuk Jeremic, janë acaruar pas një debati që kishin pasur.
Jeremic bashkë me Vladimir Gajic, Miroslav Aleksic dhe Borislav Novakovic janë shfaqur sot përpara presidencës së Serbisë, pas ftesës që Vuçiq ua kishte bërë atyre.
Përfaqësuesit e partisë së Jeremicit kanë deklaruar për media se te ndërtesa e presidencës kishin shkuar për të pyetur Vuçiqin nëse është normale që ai të ftojë qytetarët e Serbisë për të luftuar me ta.
“Ne të gjithë erdhëm dhe ai tha se do ta luftonte. Borivojë Borovic aktualisht është jashtë vendit. Të katërt erdhëm për t’i thënë presidentit të mos ketë frik. Ai na ftoi dhe ne erdhëm të kërkojmë që ai të në pres, për të parë se çfarë kishte për të thënë”, ka deklaruar Jeremic.
Pas disa minutash në ndërtesën e Presidencës, përfaqësuesit e Partisë Popullore iu drejtuan përsëri mediave. Jeremic tha se Vuçiq zbriti poshtë dhe ishte dukshëm i zemëruar.
“Presidenti zbriti dhe po dridhej i tëri. Ishte e pakëndshme për sigurimin. Filloi të bërtiste, duke thënë “hajdeni më rrihni”. Por në ato momente ai ishte i siguruar nga truprojat e tij. E ftova të dilte jashtë por s’guxoi.. Ai na mallkoi, ofendoi dhe na kërcënoi. Më tha se jam një hajdut”, ka treguar Jeremic.