×
  • Lajme
  • Botë

    Derek Chauvin, polici që vrau George Floyd dënohet me 22 vite burg

    Reporteri
    25 Qershor 2021 | 22:12

    Ish-oficeri i Policisë së Mineapolis, i cili për shkak të dhunës eksesive të ushtruar gjatë arrestit dhe gjurit të vendosur në qafën e George Floyd vitin e kaluar, solli vdekjen e këtij të fundit është dënuar me 22 vite e gjysëm burg nga gjykata, pak minuta më parë.


    Prokuroria kishte kërkuar dënim 30-vjeçar për vrasjen që nxiti me qindra protesta kundër racizmit në të gjithë globin, ndërkohë që avokati i Chauvin kishte kërkuar liri me kusht.

    Chauvin ishte shpallur fajtor për vrasje që prej muajit prill dhe ishte në pritje të caktimit të dënimit që do të shërbente. Në fjalën e mbajtur përpara trupit gjykues ditën e sotme, Chauvin ka kërkuar falje për vrasjen dhe është shprehur i keqardhur.

    Një moment delikat i seancës ka qenë kur e ëma e të dënuarit, Carolyn Pawlenty ka dhënë dëshminë e saj për karakterin e të birit dhe e ka cilësuar “një njeri të mirë që i ka dedikuar jetën familjes dhe shërbimit në polici”.

    Ndërkohë familjarët e Floyd duket se nuk e kanë falur aspak Chauvin, teksa i vëllai në fjalën përpara trupit gjykues kërkuan dënim maksimal për të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!