×
  • Lajme
  • Botë

    Ngjarje e rëndë: Maqedonasja vret me çekan burrin e saj shqiptar

    Reporteri
    27 Qershor 2021 | 22:42

    Sot një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tetovë ku gruaja e përkatësisë maqedonase ka goditur me çekiç në kokë burrin e saj shqiptar.


    Nga plagët e marra burri ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia momentalisht po kryen ekspertizën.

    Mësohet se gruaja 38-vjeçare e lindur në Prilep ka paraqitur vazhdimisht dhunën në polici nga bashkëshorti i saj 48 vjeçar shqiptar nga Tetova.

    Zënka e fundit ka qenë motivi i vrasjes, ku gruaja mes plagëve të shkaktuara nga bashkëshorti ka goditur të njëjtin me çekan duke e lënë pa shenja jete./AlsatM

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!