Piloti grek Harallambos Anagnostopoulos mbyti gruan e tij 20-vjeçare me jastëk në sy të vajzës së vogël, por mediat hedhin dyshim se kjo mund të mos jetë vrasja e tij e parë.
Policia greke po heton nëse piloti mund të ketë lidhje me një tjetër vrasje të ndodhur më parë, ku është gjetur pa jetë pronari i një restoranti, i cili ishte miku i tij. 53-vjeçari Stavros Dogiakis, pronari i restorantit, u gjet i i pajetë në 22 qershor me një plagë plumbi në kokë. Hetuesit thanë se bëhej fjalë për një vetëvrasje, por në fakt miqtë e tij patën dyshime, duke thënë se në trupin e Dogiakis kishte plagë edhe në kokë, dhe në gjoks. Ky fakt tashmë ka ngritur dyshime se ndoshta piloti mund të ketë vrarë edhe shokun e tij, raportojnë mediat greke.
Dogiakis ishte fqinj i çiftit në Athinë, ndërsa Caroline dhe bashkëshorti i saj e frekuentonin rregullisht restorantin e tij.
Tani policia ka një psitë tjetër ku po heton me imtësi për pilotin që vrau bashkëshorten e tij duke e mbytur me jastëk dhe sajoi një histori që ai të mos fajësohej për krimin.