×
  • Lajme
  • Botë

    Nga sot Italia pa maska

    Reporteri
    28 Qershor 2021 | 12:58

    Italia, vendi ku mund të themi se u godit më shumë nga pandemia e Covid-19, sot ka hequr maskat në ambientet e hapura.


    Ministria e Shëndetësisë, për herë të parë e klasifikoi Italinë si zonë të bardhë, që do të thotë zonë me rrezikshmëri të ulët në sistemin e koduar me ngjyra të vendit për të vlerësuar riskun e Covid 19.

    Lajmi se maskat nuk do të mbahen më, i lumturoi shumë italianët, pasi vjen edhe në një kohë kur shteti fqinj po përballet me një valë të nxehti që pritet t’i çojë këtë javë temperaturat në mbi 40 gradë Celsius.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!