×
  • Lajme
  • Botë

    Stuhia shkakton kaos në Moskë, çatitë e shtëpive ‘fluturojnë’

    Reporteri
    28 Qershor 2021 | 23:12

    Vala e të nxehtit që ka goditur Moskën, në mënyrë të befasishme është ndërprerë në orët e para të mëngjesit, nga një stuhi e tmerrshme.


    Gjatë fundjavës temperaturat shkuan në 36 gradë celsius, kurse sot ndryshoi gjithçka në Rusi. Në rrugën Pravda u shemb një kulm i shtëpisë, ndërsa kamerat e kanë filmuar këtë moment.

    Fillimisht qielli u errësua, më pas pasuan erërat e forta që merrnin gjithçka që u dilte përpara. Pamjet e këtyre momenteve u publikuan në rrjete sociale.

    Por ajo çfarë e karakterizoi më së shumti këtë ngjarje ishte rrufeja që goditi një nënstacion në qytetin Shelkovo në lindje të Moskës – duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe një aksident.

    Pamje të tjera gjithashtu regjistruan momentin kur një erë e fortë rrëzoi një vinç ndërtimi që ra në vijën e transmetimit. Disa prej ndërtesave mbetën pa çati.

    Sipas medieve ruse, Avenue Vernadsky ishte plotësisht nën ujë, prandaj trafiku u ndal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!