Një aksion i madh policor dhe nga Zyra e Prokurorit të Shtetit për Shtypje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (USKOK) është duke ndodhur në Kroaci, raporton “Index.hr”.
Janë arrestuar së paku tetë persona. Bëhet fjalë për aksione në tri vende, ndërsa të gjitha janë të lidhura me ish-kryetarin e Zagrebit, Milan Bandiq.
Janë arrestuar shoferët e Bandiqit, Zdravko Krajina e Vladimir Xhajo, i ashtuquajturi mbret i Adventës, Denis Mohenski, punonjësja komunale Jelena Çekiliq, kreu i shërbimit të ekspertëve të kryetarit Andrea Shulentiq.
Po ashtu është arrestuar ish-bashkëpunëtorë të Bandiqit që dyshohen për krime të kryera gjatë kohës në ish-administratën në Zagreb.
Është arrestuar ish-bashkëpunëtorja e ngushtë e Bandiqit, Ana Stavleniq-Rukavina.
Ndër të arrestuarit është edhe drejtori i televizonit publik kroat HRT, Krazimir Baçiq. Dyshohet se arrestimi i tij ka të bëjë me ndërmjetësimin mes kryetarit të atëhershëm të Zagrebit, Milan Nadiq dhe ish-drejtorit të Fabrikës së Llambave, Milan Lonçariq, i cili po ashtu u arrestua në mëngjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.