Franca ka të ngjarë të goditet nga një valë e katërt e virusit. Ekspertët thonë se kjo mund të ndodhë për shkak të përhapjes së variantit të ri të Covid, delta ose varianti indian.
Këshilltari kryesor shkencor i qeverisë franceze Jean-François Delfraissy deklaroi sot se megjithatë, përhapja e vaksinave anti-Covid do të ndihmonte në zbutjen e efektit të kësaj vale të re të virusit, për të cilën shumë ekspertë të tjerë mjekësorë mendojnë se mund të godasë Francën në Shtator ose Tetor.
“Unë mendoj se do të kemi një valë të katërt, por do të jetë shumë më e moderuar se tre valët e mëparshme sepse niveli i vaksinimeve është i ndryshëm krahasuar me më parë”, tha Delfraissy.
Ndërkaq epidemiologu francez Arnaud Fontanet, i cili gjithashtu këshillon qeverinë franceze për çështje shkencore, tha se me gjasë numrat e infeksioneve do të rriten përsëri në Shtator ose Tetor.
Ministri Francez i Shëndetësisë Olivier Veran tha në fillim të kësaj jave se varianti Delta i virusit, përhapja e shpejtë e të cilit ka bërë që disa vende të rivendosin kufizimet e udhëtimit, tani përfaqësonë rreth 20% të rasteve me Covid në Francë.