Një grup i hajdutëve është burgosur pasi kanë vjedhur gjëra të vlefshme nga shtëpitë e personave të famshëm në Francë, raporton BBC.
Shtatë burra dhe një grua janë akuzuar se kanë shënjestruar persona të profilit të lartë në Paris, përfshirë futbollistin Thiago Silva në vitin 2018 dhe 2019.
Hajdutët kanë vjedhur gjëra të çmueshme në vlerë afro 4.2 milionë euro.
Policia beson se banda është ngjitur nëpër ndërtesa dhe është futur nga dritaret për të kryer vjedhjet.
Të mërkurën, të akuzuarit, të moshës nga 27 deri 31 vjet, janë dënuar me dënime me burgim nga një deri në gjashtë vjet.
Dënimet më të larta, gjashtë vjet burgim, janë dhënë për Abdelazim G . dhe Mohamed S. Madje ky i fundit kishte marrë nofkën “Macja” për aftësinë e tij për t’u ngjitur nëpër ndërtesa.
Ai është dënuar edhe për posedim të armës, pasi është gjetur një pistoletë në veturën e tij.
Pesë burrat tjerë të përfshirë në plaçkitjet po ashtu kanë marrë dënime me burg, ndërsa gruaja e vetme që u gjykua ka marrë dënim me kusht prej 18 muajve, për fshehje të gjësendeve dhe posedim të armës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.