×
  • Lajme
  • Botë

    Kërkuan maska dhe t’ju bëhen testet anti-COVID, gardianët dhe policët rrahin brutalisht të burgosurit në Itali

    Reporteri
    01 Korrik 2021 | 15:24

    Opinioni publik italian është shokuar me shfaqjen e një video, ku shihet dhuna që ushtrohet ndaj të burgosurve në burgun Santa Maria Capua Vetere në periferi të Napolit.


    Pamjet e kamerave të sigurisë, shfaqin sulmin e organizuar mbi të burgosurit gjatë 20 prillit të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

    Gjithçka ndodhi pas vetëm një ditë më herët, të burgosurit kishin kërkuar t’u bëhen teste kundër COVID-19 dhe t’ju japin maska mbrojtëse.

    Në video shihen gardianët duke rrahur brutalisht të burgosurit – duke mos kursyer as edhe një pjesë të trupit. Shumë prej tyre detyroheshin të qëndrojnë lakuriq dhe të gjunjëzuar.

    E në disa mesazhe që i kanë shkëmbyer punonjësit e burgut, thuhet “do t’i vrasim si viçat”.

    Në anën tjetër, zyra e prokurorit në Santa Maria Capua Vetere ka filluar hetimet dhe deri më tani 52 policë janë duke u hetuar për këtë veprim që shokoi opinionin.21 tjerë janë nën arrest shtëpiak, kurse 23 janë larguar nga puna.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!