×
  • Lajme
  • Botë

    U njohën në “Tik Tok”, por u ndan pas tri dite: 27-vjeçarja e rrahë të dashurin

    Reporteri
    06 Korrik 2021 | 13:37

    Policia ka vënë nën pranga një 27-vjeçare në Lezhë pasi dhunoi me sende të forta bashkëjetuesin e saj.


    Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në Talë të Lezhës. Dy të rinjtë u njohën në ‘Tik Tok” dhe vendosën të jetonin bashkë.

    Vajza sapo kishte ardhur nga Italia, por tre ditësh bashkëjetesë djali i ka kërkuar që të ndahen dhe kjo nuk është pritur aspak mirë nga vajza, dhe e gjitha ka përfunduar në përdorimin e sendeve të forta.

    “Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases B. P., 27 vjeçe, banuese në fshatin Sukth, Durrës, pasi në banesë ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, bashkëjetuesin e saj, shtetasin A. B., 24 vjeç, banues në Tale, Lezhë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, njofton tch.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!