×
  • Lajme
  • Botë

    Nju Jorku e shpall dhunën me armë emergjencë shëndetësore

    Reporteri
    07 Korrik 2021 | 10:34

    Nju Jorku u bë shteti i parë amerikan që shpalli gjendje të emergjencës për të adresuar dhunën në rritje me armë.


    Mbi 50 të shtëna me armë kanë ndodhur fundjavën e kaluar në shtetin e Nju Jorkut, tha guvernatori Andrew Cuomo, teksa nënshkroi urdhrin ekzekutiv për gjendje emergjente.

    Urdhri e përshkruan dhunën me armë si “krizë të shëndetit publik”.

    Direktiva do të kanalizojë 138.7 milionë dollarë në programet e ndërhyrjes dhe parandalimit të dhunës me armë.

    Mediat amerikane kanë raportuar se gjatë fundjavës së kaluar, afro 200 amerikanë kanë humbur jetën nga të shtënat.

    Në muajin mars, Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka publikuar statistikat preliminare për vitin 2020, të cilat kanë treguar rritje për 25 për qind të vrasjeve, krahasuar me një vit më parë.

    “Nëse shikoni numrat e fundit, më shumë njerëz tani po vdesin nga dhuna me armë dhe krimi, sesa [sëmundja] COVID-19”, tha guvernatori Cuomo.

    Në fund të qershorit, presidenti amerikan, Joe Biden, ka shpalosur strategjinë e Shtëpisë së Bardhë për të luftuar dhunën me armë, e cila përfshin kufizimin e tregtarëve mashtrues dhe luftimin e trafikimit me armë zjarri./REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!