Zyrtari policor Remzi Shillova është dënuar sot me 6 vite burgim nga Gjykata Themelore në Gjilan, pasi i njëjti akuzohej për sulm seksual ndaj një të miture, 15 vjeçare, në Kamenicë.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, Sabit Shkodra, i cili është zëdhënës i Gjykatës Themelore në Gjilan.
“Gjykata Themelore në Gjilan e ka shpallur aktgjykimin akuzues ndaj zyrtarit policore për veprën penale ‘sulm seksual’,. Ai është dënuar me gjashtë (6) vjet burgim. Palët kanë të drejtë ankese”, tha Shkodra.
Ky është zyrtari policor gjilanas që u arrestua për marrëdhënie me një të mitur
Që nga muaji Nëntor 2020 deri më 20 Prill 2021, i pandehuri R.SH., ka ushtruar sulm seksual ndaj viktimës së mitur nën moshën 16 vjeç.
Hetuesit e IPK’së në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit, dhe me leje të Gjykatës patën hetuar policin duke aplikuar masat e fshehta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.