×
  • Lajme
  • Botë

    “E shqyen me plumba”, gruaja e presidentit të Haitit rrëfen për vrasjen e burrit të saj

    Reporteri
    11 Korrik 2021 | 11:28

    E veja e plagosur e presidentit të Haitit tha se vrasësit “e shqyen” burrin e saj me plumba.


    Martine Moise tha se sulmi ndodhi aq shpejt, saqë burri i saj, Jovenel, “nuk ishte në gjendje të thoshte asnjë fjalë të vetme”.

    Presidenti Moise u vra më 7 korrik në rezidencën e tij në kryeqytetin Port-au-Princ.

    Policia haitiane tha se një grup prej 28 mercenarësh të huaj vrau presidentin.

    Zonja Moise gjithashtu u plagos në sulm dhe u dërgua në Majami për mjekim.

    Vrasja e presidentit thellon kaosin në Haiti.

    Të shtunën, ajo postoi një mesazh me zë në faqen e saj në Twitter, duke u zotuar se do të vazhdojë punën e tij.

    Një numër i njerëzve konfirmuan se është gruaja e presidentit.

    “Sa hap e mbyll sytë, mercenarët hynë në shtëpinë time dhe shqyen burrin tim me plumba”, tha ajo, teksa përshkroi momentin kur sulmuesit vranë burrin e saj.

    “Ky akt nuk ka emër, sepse duhet të jesh një kriminel i pakufishëm për të vrarë një president si Jovenel Moise, madje pa i dhënë mundësinë të thotë një fjalë të vetme”, tha zonja Moise, raporton REL.

    Ajo sugjeroi se burri i saj u bë shënjestër për arsye politike dhe përmendi një referendum për ndryshimet në Kushtetutë, i cili do të mund t’i jepte presidentit më shumë pushtet.

    Moise, 53 vjeç, ka qenë president i Haitit – vendit më të varfër në dy Amerikat – qysh në vitin 2017.

    Ai është përballur me akuza për korrupsion dhe është sfiduar nga disa protesta anti-qeveritare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!