Sami Lushtaku, kryetar i degës së PDK’së në Skenderaj, ka shpallur kandidaturën për kryetar të komunës së Skenderajt nga radhët e këtij subjekti.
Lushtaku para përkrahësve të PDK-së tha se është i vendosur t’ia kthej namin kësaj komune.
“PDK-ja në Skenderaj është e vendosur t’ia kthej namin PDK-së. Mendoj që puna e PDK-së nuk ka qenë e lehtë por megjithatë unë besoj se do ia dalim”.
I pranishëm ishte edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili u shpeh i bindur se do të dalin fitues në zgjedhjet lokale të 17 tetorit të këtij viti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.