×
  • Sport
  • Sport

    Fshati Olimpik në Japoni stoliset me flamuj të Kosovës në prag të fillimit të Lojërave Olimpike

    Reporteri
    21 Korrik 2021 | 9:38

    Ndërtesa në Fshatin Olimpik në Japoni, ku do të vendoset një pjesë e ekipit olimpik të Kosovës është stolisur me flamuj kosovar, dy ditë para hapjes së Lojërave Olimpike Tokio 2021.


    Ekipi i xhudos, tek i cili Kosova i mban shpresat më të mëdha për medalje olimpike, do të vendoset sot në Fshatin Olimpike.

    Përveç ekipit olimpik të xhudos, aty do të vendoset edhe ekipi i boksit i Kosovës.

    Ekipi olimpik i xhudos, i përbërë nga Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova dhe i udhëhequr nga trajneri Driton Kuka, mbërriti në Japoni më 21 korrik.

    Xhudistët kryen përgatitje në Komunën e Sanjos një javë dhe tani do të vendosen Fshatin Olimpik para fillimit të garave.

    Kosova do të marrë pjesë në Olimpiadë me 11 garues, prej tyre 6 me norma olimpike dhe 5 me ftesa.

    Kosova synon që të paktën ta përsërisë suksesin e Lojërave Olimpike 2016 në Rio, kur Majlinda Kelmendi u fut në historinë e vendit duke u bërë garuesja e parë, burrë apo grua, që fiton medalje olimpike. Ajo e fitoi të artën në xhudo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!