×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë, shpërndahen protestuesit

    Reporteri
    02 Qershor 2019 | 22:19

    Pas disa minutash nën hedhjen e fishekzjarrëve dhe kapsollave, policia ka reaguar duke hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me presion.


    Protestuesit para godinës së parlamentit janë tërhequr menjëherë për shkak të gazit lotsjellës, ndërsa forcat speciale që qëndrojnë në vargun e parë të policisë kanë bërë përpara disa metra për të kontrolluar zonën.

    Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social, duke deklaruar se një oficer policie është goditur dhe është lënduar nga ana e protestuesve.

    “Një oficer policie është dëmtuar nga mjetet e ndaluara shpërthyese që hodhën protestuesit. Drejtuesit e protestave duket se kanë financa të mëdha për të blerë mjete shpërthyese të ndaluara, por edhe vullnet të plotë për të goditur forcat e rendit”, ka shkruar ai.

    Ndërsa ndërkombëtarët kanë reaguar duke bërë apel që të protestat të zhvillohen paqësore dhe pa dhunë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!