Gazetari Milaim Zeka ka reaguar ndaj shkuarjes së djeshme të Edi Ramës në Shkup, duke e quajtur si një burrështetas.
Ai përmes një postimi të tij në Facebook ka shkruar se Rama ka marrë një vendim të madh, për të cilin qytetarët e Ballkanit kanë mundur vetëm të ëndërrojnë.
“Edi Rama ka vepruar si burrshtetas, jo si kryetar partie. Dje ne Shkup, Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama, veproi si burreshteti, jo si kryetar i nje partie. Ai mori nje vendim te madh, per te cilin qytetaret e Ballkanit kane mundur vetem te enderrojne. Keto enderra, te atyre qe i kane ruajtur te pavrara nga politikat vrastare te ketyre 30 viteve, do te behen realitet nga levizeja e lire e njerezeve, dhe mallrave.
Kunder nenshkrimit te marreveshjeve te Shkupit ishin politikane kriminel, intelektual komuniste, dhe ta paditur mjeran, te cilet e kane te prishur GPS-In e trurit. Sa me te izoluar te qendrojne qytetaret e Ballkanit, aqe me afer konflikteve te luftes do jetojme, dhe akoma me te varfer do behemi”, ka shkruar Zeka.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.