×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia në Mitrovicë me gjest human, ndihmon 15 familje për bajram

    Reporteri
    03 Qershor 2019 | 11:28

    Policia e Kosovës nga rajoni i Mitrovicës ka bërë identifikimin e disa familjeve në nevojë, me ç’rast ka organizuar një aktivitet me bazë në komunitet me qëllim të ofrimit të ndihmës ndaj këtyre familjeve.


    Me rastin e festës së Bajramit të Madh, Policia e Kosovës nga rajoni i Mitrovicës në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame në Mitrovicë, ka bërë shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe higjienike për 15 familjet e identifikuara.

    Angazhimet aktive të policisë në komunitet, në vazhdimësi po reflektojnë filozofinë dhe përpjekjet e vazhdueshme për të identifikuar dhe zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohen komuniteti ç’do ditë. Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve është rritja e sigurisë dhe ofrimi i ndihmës për komunitetin .

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!