Ambasadori britanik, Ruairi O’Connell ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
“Të gjithë atyre që festojnë në Kosovë dhe kudo në botë, ju uroj juve dhe familjeve tuaja me fat Fitër Bajramin (Eid al-Fitr), paqë dhe gëzime”, ka shkruar ambasadori në Facebook, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se sot edhe presidenti Hashim Thaçi ka uruar besimtarët myslimanë.
”Besimtarëve myslimanë ua uroj festën e Fitër Bajramit, të cilës i gëzohemi bashkë me më të dashurit tanë. Duke dëshmuar bujarinë tonë, bamirësinë, tolerancën, fisnikërinë dhe çdo vlerë të shoqërisë sonë, duke i forcuar dhe besuar në to, ne e mbështesim njëri-tjetrin, përkujdesemi për njëri-tjetrin dhe bashkërisht, pa dallime, ecim përpara! HTH”.
Kujtojmë se Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Manifestimi fillon në ora 04:11, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga dr. Ejup Haziri- anëtar i Kryesisë së BI të Kosovës.