Deputeti i Grupit Parlamentar nga komunitetet romë, ashkali dhe egjiptian, Veton Berisha, thotë se gruaja që u sulmua në disa komuna të Kosovës nuk mori goditje për shkak se ishte e pakicave.
“Nisma nuk ka qenë për shkak se ajo ishte rome, sepse nuk dihej në fillim”, ka thënë Berisha.
Sipas deputetit, akoma nuk dihet nëse gruaja rome ka probleme psikike sepse akoma nuk i është bërë ndonjë ekspertizë.
“Ajo ka probleme dhe ngecje të tjera. Akoma nuk i është bërë një ekspertizë për pjekurinë e saj”, ka thënë ai.
Berisha ka deklaruar se gruaja në fjalë nuk flet shqip së pari.
Ai thotë se një faj pse u sulmua gruaja rome e kanë edhe vet mësuesit pasi alarmuan nxënësit të kenë kujdes se mund t’iu ndodh diç nga ajo.
Berisha tregon se si kur ka shkuar në shkollë për ta marrë vajzën, ajo t’i ketë thënë se si një grua po vjedh fëmijë.
“Ditën e dytë kanë mundur me përmirësu edhe gabimin, që në orën e parë, të thonë nuk ka të bëjë një person që bën veprime tilla dhe ditën e dytë mos me ndodh ngjarja”, ka deklaruar Berisha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.