×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekretari i LDK-së thumbon PSD-në dhe tregon se kur mund të mbahen zgjedhjet

    Reporteri
    03 Qershor 2019 | 23:03

    Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se prej kohësh janë të interesuar që ta rrëzojnë Qeverinë e tanishme.


    “Nuk do ta linim asnjë minutë po t’i kishim numrat. Jemi afër tash. Seriozisht e kemi pasë nga fillimi. Qe një vjet nuk kanë shkrepur gjërat. Këtij koalicioni jetën ia ka zgjatë votimet nga PSD-së dhe deputetët e tyre përkundër mungesës së Listës Serbe. Tash ka filluar të piqet bindja – edhe pse ia kanë bërë argatin – që tash është koha”, ka thënë Beqiri, njofton Klan Kosova.

    Beqiri duke folur për thirrjen e mocionit, ka thënë se vjeshta e këtij viti është periudha kur vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

    “Këta kanë sharruar thellë në gabime të mëdha. PSD ka 12 deputetë dhe nuk mund të injorohet tash. Kushdo që i bashkëngjitet mocionit të gjithë 120 deputetët janë të barabartë. Mendoj që vjeshta, shtatori-tetori është koha optimale kur vendi do të duhej të shkojë në zgjedhje dhe të ndërpritet kjo formë e qeverisjes. S’kam parë situatë më interesante, edhe i kanë edhe s’i kanë numrat, edhe rrëzohen edhe çohen”, ka deklaruar Beqiri.

    Ndërkohë PDK, AAK e NISMA parti këto në koalicionin qeverisës kanë deklaruar se nuk i frikësohen mocionit të mosbesimit të opozitës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!