Ministria e Shëndetësisë ka disa ditë që ka nisur fushatën për vaksinim, ku ka angazhuar figura publike, të cilët po bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen.
Deri tani, nga figurat publike të fushës së artit, janë këngëtaret Shyhrete Behluli dhe Dafina Zeqiri të cilat përmes një video mesazhi u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
Në një përgjigje dhënë për Gazetën Online “Reporteri.net“, Ministria e Shëndetësisë ka treguar se asnjëra nga artistet nuk është paguar për të qenë pjesë e fushatës.
“Çdo figurë publike, qoftë sportist, këngëtar apo nga tjera profesione që është i angazhuar në këtë fushatë, këtë e bën falas, për çka MSh është mirënjohëse për gatishmërinë e tyre”, thuhet në përgjigjen e MSh-së për Reporteri.net.
Tutje, MSh ka shtuar se është numër i madh i figurave publike që kanë shprehur interesimin për të marrë pjesë në këtë fushatë.
“Numri i atyre që kanë shprehur interesim vullnetarisht për të qenë pjesë e fushatës pas ftesës së MSh-se është i madh. Ndërsa realizimi i video mesazheve është duke u bërë nga kompani të angazhuara nga donatorët si UNICEF, USAID, SDC, etj”, tha MSh.
Theksojmë se një pjesë e madhe e artistëve gjithë kohës po bëjnë thirrje për vaksinim edhe nëpër llogaritë e tyre në rrjete sociale./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.