Ish-deputetja afgane Elay Ershad ka folur për BBC, pas hyrjes së talebanëve në Afganistan.
Ajo e cilësoi presidentin afgan “të pangopur”, pasi braktisi Afganistanin dhe u arratis në Taxhikistan.
Ershad pretendon se presidenti u largua nga pallati presidencial me helikopter të dielën, 15 gusht, duke u thënë kolegëve se kishte një takim me ministrin e mbrojtjes të Afganistanit. Por më vonë u zbulua se ai ishte larguar plotësisht nga vendi.
“Unë jam aq e zemëruar sa nuk kam fjalë për ta shpjeguar,” tha Ershad.
“Ai la vendin dhe njerëzit e tij pas. Nuk e di pse i besova dhe votova për të.”
Një zëdhënës i presidentit tha se udhëheqësit afganë i kishin kërkuar Ghani të largohej për të shmangur gjakderdhjen dhe se ish-lideri planifikoi të kthehej në shtëpi një ditë.
Kur u pyet në lidhje me këtë, Ershad tha: “Do të doja që ai të kthehej përsëri. Do të doja t’i shikoja sytë e tij dhe t’i thosha ‘isha grua dhe kam qëndruar këtu’”.
“Nëse ai donte të shmangte gjakderdhjen, mund të ishte larguar gjashtë muaj më parë,” shtoi ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.