Me rritjen e numrit të rasteve të reja me coronavirus në vend, Policia e Kosovës ka intensifikuar masat duke shtuar kontrollet në rrugë në mjete transporti si taksi e autobus, sheshe e zona ku ka frekuentim të qytetarëve si dhe në lokalet e ndryshme të gastronomisë.
Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka siguruar pamje nga aksioni i Policisë sot në rrugën ‘UÇK’ në kryeqytet, ku shihet se kanë ndaluar një autobus për të parë nëse udhëtarët janë të pajisur me maska mbrojtëse.
Për mosrespektim të masave anti-COVID, në përputhje me autorizimet, Policia po ndërmerr masa ndëshkuese për shkelësit e ligjit.
Kujtojmë se gjoba për mosbartje të maskës është 35 euro. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.