×
  • Lajme
  • Lajme

    Situatë e rëndë në spitalet e Kosovës: 702 pacientë po trajtohen për COVID-19, 539 në oksigjeno-terapi

    Reporteri
    20 Gusht 2021 | 11:10

    Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës njofton se 702 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.


    Prej tyre, 603 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 539 me oksigjeno-terapi dhe 28 në gjendje të rënduar shëndetësore

    Në QKUK, 262 pacientë të shtrirë, 226 prej tyre Covid-19 pozitivë, 215 me oksigjeno-terapi

    Klinika Infektive, 112 pacientë

    Klinika e Pulmologjisë, 36 pacientë

    Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

    Klinika e Gjinekologjisë, 18 pacientë

    Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 92 pacientë

    Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 440 pacientë, 377 prej tyre Covid-19 pozitivë, 324 me oksigjeno-terapi.

    Spitali i Prizrenit, 81 pacientë

    Spitali i Gjakovës, 98 pacientë

    Spitali i Pejës, 97 pacientë

    Spitali i Gjilanit, 86 pacientë

    Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë

    Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë

    Spitali i Ferizajt, 52 pacientë. 

    Ndërkohë vetëm ditën e enjte, në Kosovë janë regjistruar tetë viktima nga COVID-19, teksa janë konfirmuar 2 mijë e 236 raste të reja pozitive, duke thyer kështu çdo rekord të infektimeve që nga marsi i 2020-tës kur edhe u shfaqën dy rastet e para të të infektuarve me virusin corona.

    Në total numri i rasteve aktive me coronavirus ka shkuar në 14 mijë e 249.

    Në fund të muajit mars ka filluar edhe procesi i vaksinimit, ku deri më tash në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 644 mijë e 212 doza të vaksinës.

    Nga ta, 221 mijë e 26 janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Ndryshe, si pasojë e rritjes së numrit të rasteve të reja, Ministria e Shëndetësisë  ka publikuar masat e reja anti-COVID, që do të hyjnë në fuqi që nga sot.

    Sipas masave të reja, MSH njofton se do të mbyllen klubet e natës dhe do të ndalohen dasmat dhe ahengjet tjera familjare.

    Me masat e reja po ashtu ndalohet hyrja në mjetet të transportit publik pa maskë.

    Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë, duke shfrytëzuar kapacitetin e plotë të ulëseve, me kusht që personeli dhe udhëtarët të mbajnë maskën gjatë gjithë kohës.

    Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy udhëtarë.

    Teatrot, bibliotekat, orkestrat, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të Komunave, lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet.

    Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme bëhet në proporcion 1 klient në 8m2. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!