×
  • Lajme
  • Botë

    Talbenët të dhunshëm ndaj afganit që vendosi flamurin kombëtar në xhamin e veturës së tij

    Reporteri
    20 Gusht 2021 | 12:32

    Një burrë që mbante flamurin kombëtar afgan nën xhamin e përparmë të veturës së tij u arrestua nga talebanët.


    Një video që po bën xhiron në rrjete sociale, shihet se si luftëtarët talebanë rrethojnë një makinë, ku personi që po e ngiste atë kishte vendosur flamurin e Afganistanit në të, përcjellë Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Pasi ia lidhin durt, shihet qartë se talebanët edhe e godasin herë pas herë afganin, të cilin e vendosin në një nga makinat e tyre.

    Ndërsa sa i përket strehimit të afganëve, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u ka bërë thirrje vendeve të tjera evropiane që të marrin përgjegjësinë për afganët që ikin nga Talebanët, duke paralajmëruar se Turqia nuk ka asnjë detyrim të jetë “depo e refugjatëve në Evropë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!