×
  • Lajme
  • Botë

    I ulur në gjunjë e me sy lidhur, talebanët ekzekutojnë gjeneralin e ushtrisë në Afganistan

    Reporteri
    20 Gusht 2021 | 12:55

    Momente tensioni që shtohen dita ditës në Afganistan duke e kthyer në një situatë makthi. Ardhja e talebanëve në pushtet ka çakorduar të gjithë vendin.


    Talebanët masakruan nëntë burra pasi morën nën kontroll provincën Ghazni, ndërsa dëshmitarët okularë tregonin detaje tronditëse të vrasjeve.

    6 prej tyre u qëlluan ndërsa tre të tjerë u torturuan për vdekje, ndërsa një gjeneral që qëndroi kundër tyre u ekzekutua me gjakftohtësi nga talebanët.

    Së fundmi mediat kanë zbuluar pamjet tronditëse që po qarkullojnë, ndërsa shfaqet gjenerali Haji Mullah Achakzai, i gjunjëzuar dhe me sy të lidhur.

    Video është regjistruar vetëm pak minuta para ekzekutimit të pa mëshirshëm.

    Gjeneral Achakzai, në të 60-at e tij të hershëm, ishte një armik i njohur i talebanëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!