×
  • Lajme
  • Botë

    Vaksina AstraZeneca më e mirë sesa Pfizer në raport me variantin Delta të COVID-19

    Reporteri
    20 Gusht 2021 | 13:27

    Vaksina Pfizer-BioNTech ishte fillimisht më efektive kundër variantit Delta të coronavirusit sesa vaksina AstraZeneca, por hulumtimet kanë treguar se mbrojtja bie më shpejt.


    Shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit sugjerojnë që efektiviteti i të dy vaksinave pas pesë muajsh mund të jetë i ngjashëm.

    Tre muaj pas dozës së dytë, pati një ndryshim të vogël në efektivitetin e vaksinës AstraZeneca, ndërsa një rënie më e madhe u vërejt në të njëjtën periudhë kohore pas dozave të Pfizer, shkruan theindependent.

    “Është e rëndësishme të theksohet se efikasiteti i përgjithshëm mbetet i lartë, edhe me këto rënie të vogla”. tha Koen Pouwels, një studiues i lartë në Departamentin e Shëndetit të Popullsisë në Universitetin e Oksfordit.

    Për të marrë këto rezultate studimi u bë mbi të dhënat nga dhjetori 2020 deri në gusht 2021.

    Testimet e 700 mijë pjesëmarrësve u analizuan para dhe pas 17 majit, kur Delta u bë varianti kryesor në Britani të Madhe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!