Një shtetas civil gjerman u qëllua për plagosje në Kabul, derisa po përpiqej të shkonte në aeroport për të t’u evakuuar nga Afganistani.
Sipas një zëdhënëseje të qeverisë gjermane, civili i plagosur do të largohet shumë shpejt nga Kabuli.
“Atij po i jepet kujdes mjekësor dhe nuk ka rrezik për jetën e tij”, citon BBC të këtë thënë ajo, shkruan Gazeta Online ‘Reporteri.net’.
Nga ana tjetër, Agjencia gjermane e lajmeve ‘DPA’ citon një mesazh nga të ambasadës gjermane për këdo që përpiqet të hipë në një avion që largohet nga Afganistani, që paralajmëron konfuzion ekstrem dhe incidente të mundshme të armatosura tek porta e aeroportit të Kabulit.
“Qasja në aeroport për momentin është e mundur, por ndërkohë ato edhe mund të bllokohen shpejt -sepse shumë njerëz po përpiqen të hyjnë brenda me familjet e tyre,” thuhet në mesazh.
Raportohet se një avion ushtarak gjerman u ul këtë mëngjes në Hanover me 158 refugjatë afganë në bord, shkruan Reporteri.net. Derisa, qindra gjermanë ende raportohet të jenë në Afganistan dhe ushtria po planifikon të dërgojë dy helikopterë në kryeqytetin afgan për të ndihmuar bartjen e njerëzve në aeroport.
“Deri më tani mbi 1,640 persona janë dërguar me avionë gjermanë”, thotë ushtria. /Reporteri.net/.