Policia e Kosovës tanimë po kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e të dyshuarit Dardan Krivaqa për vdekjen e 18-vjeçares nga Ferizaj.
Mirëpo, qytetarë të shumtë në profilin e tij në Instagram, kanë shpërthyer me komente nga më të ndryshmet ndaj tij, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Në një fotografi të fundit që ai ka publikuar në Instagram, ku shfaqet me armë, komentet kanë qenë nga më të ndryshmet për të riun.
Theksojmë se i dyshuari tjetër me inicialet A.S është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa Dardan Krivaqa vazhdon të jetë në kërkim.
/Reporteri.net/