×
  • Lajme
  • Lajme

    “Babë, përjetove dy herë burgun e motrës e një herë të djalit”, dedikimi prekës i kryetarit të Ferizajt pas vdekjes së babait

    Reporteri
    27 Gusht 2021 | 22:06

    Ka vdekur babai i Agim Aliut, kryetarit të Komunës së Ferizajt.


    Këtë e bërë të ditur vet i pari i qytetit përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

    Aliu ka përkujtuar edhe angazhimin e të ndjerit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Tutje, ai ka njoftuar se varrimi i babait të tij do bëhet nesër nga ora 16:30.

    “Babë, përjetove dy herë burgun e motrës e një herë të djalit, por asnjëherë zemra e trimëria jote nuk u mposht. Babë, udhët e lirisë ia tregove, sypatrembur, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera ai.

    Postimi i Agim Aliut:

    Lamtumirë, Babuqi im!

    Sot, na theve zemrën me ikjen tënde, Babë!

    Babë, mirësia e sinqeriteti yt ishin rruga që vet ndoqe e na trasove ne, familjes tënde, ishe i pandalshëm edhe në acaret më të mëdha, edhe në vapën më përcëlluese që ne, fëmijëve tu e familjes, mos t’i mungonte asgjë.

    Babë, përjetove dy herë burgun e motrës e një herë të djalit, por asnjëherë zemra e trimëria jote nuk u mposht. Babë, udhët e lirisë ia tregove, sypatrembur, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Babë, unë djali yt dhe gjithë familja jote, jemi zemërthyer sonte. Ne mësuam nga ti, të punojmë e jetojmë ndershëm, kokëlartë e me dinjitet ta ndihmojmë njëri-tjetrin.

    Atje lartë në qiell, shohim sytë e tu që na shohin gjithnjë, edhe nga lartë kemi kujdesin tënd. I parajsës është shpirti yt i bardhë e vepra që na le pas ne, familjes tënde, si kujtimi më i shtrenjtë që ta përcjellim ndër breza.

    Bashkëqytetarë, miq, familjarë, nesër në ora 16:30 në varrezat e fshatit Balaj, i japim lamtumirën e fundit babait tim, Muharrem Aliu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!