Dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një zjarri në një shtëpi në fshatin Ujz të Gjakovës.
Vdekjen e fëmijëve e ka konfirmuar shkurt për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nustret Gjurkaj.
Gjurkaj nuk ka dhënë detaje më të hollësishme lidhur me rastin.
Reporteri.net merr vesh se fëmijët janë të moshave 10 dhe 13 vjeç.
Reporteri.net do t’iu mbaj të informuar lidhur me këtë ngjarje të rëndë. /Reporteri.net