Catherine Ashton u ka thënë Thaçit dhe Vuçiqit se ia kanë thyer zemrën. Ajo e thotë këtë pasi që sipas saj në kohën kur ajo ka qenë e angazhuar për bisedimet Kosovë–Serbi, të dyja vendet kanë arritur një marrëveshje mjaft të vështirë.
“Mund tu them presidentëve të Kosovës dhe Serbisë që ka qenë privilegj jo vetëm t’u ndihmoj ju, jo vetëm juve, por popujt që përfaqësoni. Në atë kohë këta të dy nuk ishin presidentë dhe dua të shpreh mirënjohjen time që keni punuar shumë dhe keni arritur diçka që dukej e pamundshme. Por kjo më thyen zemrën tani sepse kur kujtoj se arritja e marrëveshjes së parë ka qenë shumë e vështirë dhe unë nuk kam besuar që nga ajo kohë ende keni probleme të tilla. Unë e kuptoj presidentin Gjukanoviq që me këtë proces është më i frustruar sepse ju duhet të bëni më shumë. Në këtë dhomë ka shumë njerëz që mund t’ju ndihmojnë, çka mund të bëjmë më shumë që të keni mirëbesimin e njerëzve dhe tu japë hapësirë që të bisedoni. Sinqerisht unë nuk besoj që në këto momente keni edhe mundësi të bëni diçka”, ka thënë Ashton.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.