Në emisionin “Zonë e Lirë” te Arian Çani ishte i ftuar deputeti Lefter Maliqi. Siç dihet ai e mori mandatin nga lista e PD-së, kur deputetët e selisë blu dorëzuan në mënyrë masive mandatet e deputetit. Por qëkur filloi kriza politika të rëndohej dhe kur kryeministri Rama vendosi të shkojë i vetëm në zgjedhje, deputeti Maliqi është kthyer në deputet kritik ndaj PS-së e veçanërisht me kryeministrin Rama.
I pyetur nga Arian Çani se si mendon për datën 30 qershor, deputeti Maliqi theksoi se nuk ka asnjë mundësi, edhe fizike, që zgjedhjet ti kontrollojë policia, sepse do plasin sherret dhe djegiet e kutive në shumë qendra, ndërkohë se çdo qendër ka nga një polic. Më tej deputeti Maliqi shtoi se nuk duhen kurrsesi të zhvillohen zgjedhje pa opozitën.
Drejtuesi i emisionit e pyeti që nëse Rama i zhvillon me forcë zgjedhjet me 30 qershor, çfarë do të bëjë deputeti Maliqi. Flakë për flakë deputeti tha se “do të dorëzojë mandatin e deputetit”.
I pyetur me insistim nga Çani dhe analisti Curri në studio, deputeti e ritheksoi: “do të dorëzojë mandatin e deputetit”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.