×
  • Sport
  • Sport

    Edhe Shqipëria ngritët në ranglistën e FIFA-s

    Reporteri
    16 Shtator 2021 | 11:35

    Përveç Kosovës edhe Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar ngritje në ranglistën e re të publikuar nga FIFA.


    Ndonëse, Kosova u ngrit për gjashtë vende nga 115 në 109, Shqipëria ngritët për dy vende nga 69 në 66, shkruan Reporteri.net

    Ndërkohë, renditjes i prin Belgjika, ndërsa Anglia e ka kaluar Francën në vendin e tretë. I dyti mbetet Brazili.

    Italia, kampionia e Evropës, ngel e pesta përkundër rezultateve të vazhdueshme pozitive dhe rekordit prej 36 ndeshjeve radhazi pa humbje.

    Argjentina në vendin e gjashtë, Portugalia në të shtatin, Spanja në të tetin, Meksika në të nëntin dhe Danimarka e 10-ta e mbyllin top 10-shën e renditjes së FIFA-s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!