×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosnett në përfundim të mandatit: Largohem me bindjen se qytetarët në Kosovë do të ndërtojnë të ardhme të sigurt

    Reporteri
    17 Shtator 2021 | 9:29

    Të qenët ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka qenë një “nder i madh”, tha ambasadori në largim, Philip Kosnett.


    “Largohem i bindur në aftësinë e popullit të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë”, tha ai përmes një postimi në Twitter.

    Ambasadori në largim shtoi se zëvendësi i tij, Nick Giacobbe, do të jetë i ngarkuar me punë deri në ardhjen e ambasadorit të ri.

    Mandati trevjçar i Kosnettit përfundon në fund të vitit.

    Ambassador i ri i SHBA-së në Kosovë është emëruar Jeffrey M. Hovenier, por ai duhet të konfirmohet nga Senati amerikan.

    Në një intervistë të mëhershme për Radion Evropa e Lirë, Kosnett ka thënë se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë nuk mund të arrihet pa kompromise nga të gjitha palët.

    Postimi i plotë i Kosnett:

    Të qenit Ambasador i SHBA në Kosovë ka qenë një nder i jashtëzakonshëm. Unë largohem i sigurt në aftësinë e popullit të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë, duke e ditur se shoku dhe deputeti im Nick Giacobbe do të jetë i ngarkuar me punë deri në ardhjen e Ambasadorit të ardhshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!