×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për vdekjen e 23 vjeçares nga Drenasi, iu përkeqësua gjendja shëndetësore në vendin e punës

    Reporteri
    17 Shtator 2021 | 9:51

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje  në lidhje me vdekjen e 23-vjeçares Z.I. nga fshati Zabel i Drenasit.


    Sipas policisë 23 vjeçares i ishte keqësuar gjendja shëndetësore në vendin e punës, dhe pasi ishte dërguar në QKUK kishte ndërruar jetë.

    Sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore ishte e rëndë, shkruan Reporteri.net.

    Vdekja e saj nag policia po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

    “Viktima femër kosovare, të cilës sipas informatave të para i ishte keqësuar gjendja shëndetësore në vendin e punës, pasi ishte dërguar në QKUK kishte ndërruar jetë, dhe sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore ishte e rëndë. Sipas mjekëve të QKUK-së, rekomandimi i tyre ka qenë që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion, por familjarët ka refuzuar”, thekson raporti.

    Gjatë ditës së djeshme, një familjar i 23-vjeçares në rrjete sociale ka shkruar se ajo ka vdekur 48 orë pasi mori dozën e parë të vaksinës antiCOVID.

    Madje edhe ka publikuar foton e kartelës ku shihet se e ndjera ka marrë vaksinën Pfizer, por nga Klinika Emergjente në QKUK kanë sqaruar se shkaku i vdekjes ishte hemorragjia intraabdominale (gjakderdhja në bark). /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!